Adrien Rabiot dhe trajneri Massimiliano Allegri do të jenë sërish bashkë, këtë herë te Milani.
Pas kujtimeve nga koha kur fituan Kupën e Italisë me Juventusin, mesfushori francez i është përgjigjur ftesës së Allegrit për t’i sjellë kuqezinjve cilësi dhe përvojë në mesfushë.
“Kam një ndjenjë të mirë me Allegrin. Kemi folur shpesh edhe pas largimit të tij nga Juventusi. Ai më telefonoi sapo nënshkroi me Milanin dhe një ditë pas ngjarjeve që çuan në largimin tim nga Marseille,” ka thënë Rabiot.
Francezi shpjegoi se ka zgjedhur Milanin mbi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Projekti i trajnerit më bindi. Dua të shënoj të paktën 10 gola këtë sezon”, theksoi ai.
Të dielën, Rabiot pritet të debutojë kundër Bologna-s, skuadrës ku luan Jonathan Roëe, me të cilin kishte pasur një përplasje në Francë.
“Do të jetë mirë ta takoj sërish. Ajo që ndodhi mund të ndodhë në çdo dhomë zhveshjeje, por nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë,” përfundoi Rabiot.


