Franca siguroi një vend në çerekfinalet e Euro 2024, teksa mposhti Belgjikën me rezultatin 1-0.
“Gjelat”, sërish iu falën një autogoli dhe vijojnë të shënojnë pak (vetëm një gol i Mbappe me penallti ndaj Polonisë).
Kritikat nuk kanë qenë të pakta për të besuarit e trajnerit Didier Deschamps, megjithatë Adrien Rabiot thekson se nuk ka nevojë që Franca të jetë e bukur, për aq kohë sa ajo vijon të fitojë.
“Nuk është e rëndësishme që të jesh një skuadër e bukur në fushë, e keni parë se çfarë ka bërë Italia.
Nuk kanë qenë as të bukur dhe as kanë fituar.
Nuk ka rëndësi të jesh i bukur, Allegri thotë që e rëndësishme është të fitosh dhe ne këtë kemi bërë.
Ndaj Belgjikës luajtëm mirë, ishte një ndeshje e bukur, jam i lumtur për skuadrën dhe mendoj se i kemi të merituara çerekfinalet”, u shpreh Rabiot, që ndeshjen e radhës kundër Portugalisë do të mungojë pasi plotësojë numrin e kartonëve të verdhë.