Sporti

Rabiot: Mbetem pa fjalë kur e shoh Luka Modricin, e pabesueshme se si luan në moshën 40 vjeçare

10/07/2025 21:41
nga:Mergim Rreci

Luka Modric vazhdon të marrë lëvdata nga trajnerët, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në futbollin italian.

Tani, Adrien Rabiot, një shok skuadre në mesfushën e Milanit, ka folur për të. Në një intervistë me gazetën franceze Le Figaro , ai theksoi se Modric “e lë pa fjalë”.

“Ai më mahniti. Ai stërvitet me aq saktësi, profesionalizëm, intensitet dhe përpjekje në moshën 40 vjeç sa është e pabesueshme. Ai është i përulur, i përqendruar dhe gjithmonë jep 100 përqind. Kur shoh se çfarë mund të bëjë, dhe është 10 vjet më i madh se unë, mbetem pa fjalë”, tha Rabiot.

/GazetaBlic Sport/