Anglia u eliminua dje nga Franca duke u mposhtur në çerekfinale me rezultat 2-1.
Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Harry Kane, i cili u bë ‘fytyra tragjike’ e “Tre Luanëve” pasi dështoi ta barazoi rezultatin nga pika e bardhë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër për francezët realizuan Tchouameni dhe Giroud, kurse pas ndeshjes Rabiot u shpreh se atmosfera në kampin e Francës është shumë e mirë.
“Edhe kur jemi nën presion ose kemi vështirësi, ndihemi sikur asgjë nuk mund të na dëmtojë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rabiot për ‘TF1’.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, por e vështirë. Ne i lamë të gjitha jashtë në fushë, jemi shumë të lumtur me këtë fitore dhe duam të arrijmë në finale tani. Ne duhet të përqendrohemi te Maroku dhe jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur këtë mbrëmje”.