Sporti

Ra pa ndjenja në fushë, mesfushori i Fiorentinës mbetet në kujdes intensiv

12/04/2024 18:01
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove mbetet në kujdesin intensiv për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore dhe do të shikojë ndeshjen e Kupës së Italisë të kësaj mbremje mes Fiorentina dhe Empoli me familjen e tij.

Mesfushori i Fiorentinës, Bove, mbetet në kujdesin intensiv në spitalin lokal Careggi në Firence, transmeton GazetaBlic Sport.

Burime të shumta në Itali, duke përfshirë Gazzetta dhe Corriere dello Sport, thonë se Bove do t’i nënshtrohet më shumë testeve të zemrës në orët e ardhshme.

Fiorentina dhe Spitali Careggi nuk pritet të lëshojnë një përditësim zyrtar mjekësor sot, derisa të ketë edhe disa kontrolla tjera të detajuara.

/GazetaBlic Sport/