Pasi pësoi aksidentin gati fatal, që e la për pothuajse 3 muaj në gjendje kome, tashmë portierin spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Rico e ka kaluar më të keqen, teksa është rikuperuar mjaft shpejt pas daljes nga koma dhe ditën e sotme ka shpërndarë mesazhin e parë për ndjekësit e tij.
Me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tij në “Instagram”, Rico falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditët e tija të vështira, teksa e konsideron veten shumë me fat që shpëtoi.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim i cili përmirësohet dita-ditës. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti”,- shkruhej në postim
? Sergio Rico a donné de ses nouvelles en story Insta ?
"Je veux remercier toutes les personnes qui m'ont montré et donné leur soutien durant ces jours compliqués. Je continue de travailler sur ma récupération et chaque jour ça va mieux. Je me sens très chanceux, encore une… pic.twitter.com/BBGXZRx1GW
— Footballogue (@Footballogue) July 9, 2023


