Ditën e djeshme, një 2-vjeçare nga Shkodra është shtruar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ra aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.


