Lajme

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 46-vjeçari në Lezhë

04/15/2026 17:09
nga:Y I

Një 46-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, ku shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.