Showtime

Ra në koma pas aksidentit, Shkëndije Mujaj rrëfen takimin e saj me ‘botën e përtejme’: Pashë kopshte, lumenj

07/04/2023 20:39
nga:G B

Kohë e gjatë pa e parë Shkëndije Mujën në ekran, por ajo është rikthyer së fundmi për një intervistë në Prive, ku ka rrëfyer edhe për një aksident me biçikletë që shkaktoi të përjetonte një koma të shkurtër.

Për të, ky ishte momenti kur pa botën e përtejme dhe ishte shtysa që të niste edhe studimin e islamit.

“Po e tregoj për herë të parë. Kur kam qenë adoleshente në Zvicër pata një aksident me biçikletë. Kam rënë në koma, ka qenë 20 minuta dhe kam parë shumë kopshte, shumë lumenj dhe vrapoja nëpër kopsht, thoja sa bukur, një zë më tha a do të qëndrosh këtu? Kam parë shumë flutura dhe lule. I thashë jo do kthehem se i kam thënë babit që do kthehem dhe ashtu ndodhi. Isha shumë e lumtur aty dhe kur i hapa sytë u mërzita shumë. S’më hiqej ajo pamje nga sytë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse gjithmonë kam besuar që ka dhe një botë tjetër”, tregoi Shkëndija.