Sporti

Qyteti belg me masa të mëdha sigurie, askush s’mund ta takojë Messin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

09/09/2021 20:30
nga:Lorik J

Para ndeshjes së PSG në Ligën e Kampionëve të mërkurën ndaj Club Brugge, qyteti belg i Oostkamp, ku do të qëndrojnë parisienët, do të vendosë masa të mëdha sigurie.

Objektivi është për të larguar tifozët nga përpjekja për t’iu afruar Lionel Messit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas medias belge Nieuwsblad, ardhja dhe nisja e yjeve parisienë, nga aeroporti në hotelin e tyre, do të përcillet nga një masa të mëdha sigurie.

Një ditë para takimit, lojtarët parisienë do të qëndrojnë në një hotel në Oostkamp, një qytet pranë Bruges.

Takimi me Messin në hotel do të jetë pothuajse e pamundur, pasi do të jetë totalisht i mbyllur.

/GazetaBlic Sport