Lajme

Qytetarja raporton në polici burrin dhe kunatën për dhunë

12/13/2021 10:06
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Prishtina ka raportuar se ndaj saj burri dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë psikike.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij, të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë, kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj”, njoftoj policia.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.