Lajme

Qytetarit i vidhet vetura luksoze në Prishtinë, publikon pamjet e personave të maskuar kur iu futën në shtëpi (Video)

02/08/2023 14:56
nga:G B

Një veturë e tipit Audi Q7 është vjedhur rreth orës 3 të mëngjesit në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Vetura në vlerë prej 55 mijë eurosh dhe 400 euro para kesh janë vjedhur në garazhin e shtëpisë së qytetarit nga Prishtina, i cili aktin e ka kuptuar më pas nga kamerat e sigurisë.

Ankuesi e ka konfirmuar këtë për Gazeta Blic, teksa ka shpjeguar se personat e maskuar janë futur në shtëpi teksa anëtarët e familjes gjendeshin në gjumë dhe u kanë hedhur sprej për gjumë, që ata të mos zgjoheshin dhe t’i dëgjonin ata gjatë kryerjes së veprës, kanë marrë çelësat e veturës dhe e kanë vjedhur atë, ku në veturë ai i kishte të gjitha dokumentet e tij dhe një shumë parash prej 400 euro.

Ai ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici dhe ajo po merret me rastin.

Më poshtë mund t’i shihni videot nga kamerat e sigurisë./Gazeta Blic/