Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut në Prishtinë.
Bazuar në raportimin e ankuesit, në çantë kishte 3000 euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga vetura me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Sipas ankuesit, në çantë kishte 3000€, 180 dollar dhe disa kartela telefonike. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së.


