Lajme

Qytetari tenton ta shkelë zyrtarin policor në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

01/13/2022 08:12
nga:Y I

Mbrëmë një person ka tentuar t’i ikë Policisë së Kosovës në një pikë kontrolli në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Drejtuesi i automjetit “Audi A3” ngjyrë e kaltër, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët policor.

Si pasojë e kësaj, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armën e zjarrit ndaj automjetit të dyshuar, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmë nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa policia ka bllokuar rrugën “Agim Ramadani” për disa orë pas ngjarjes./Lajmi.net/

Një nga udhëtarët e autobusit që u rrotullua në Serbi akuzon shoferin: Nuk la automjet pa tejkaluar!