Lajme

Qytetari nga Peja njofton policinë: Më 2017 babai i gruas e vëllau i saj tentuan të më vrisnin

06/12/2021 08:53
nga:M K

Gjatë ditës së djeshme një person në Pejë ka njoftuar policinë e Kosovës për një rast të tentim vrasjes, që sipas tij ka ndodhur përgjatë vitit 2017.

I njëjti konsideron se babai dhe vëllai i bashkëshortes kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

“TENTIM VRASJE

Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN. Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë.

Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

22 vjet nga çlirimi i Kosovës