Gjatë ditës së djeshme një person në Pejë ka njoftuar policinë e Kosovës për një rast të tentim vrasjes, që sipas tij ka ndodhur përgjatë vitit 2017.
I njëjti konsideron se babai dhe vëllai i bashkëshortes kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.
“TENTIM VRASJE
Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN. Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë.
Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
LEXO EDHE: