Lajme

Vdes qytetari nga Ferizaj, dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Morava afër pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’

03/05/2024 22:23
nga:Y I

Një person, 69-vjeçar nga Ferizaj, ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë” sot rreth orës 16:00.

I ndjeri, ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, por në afërsi të parkingut ishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për “Gazeta Blic” se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha Hashani për “Gazeta Blic”.