Lajme

Qytetari gjen kuletën me mbi 3 mijë euro në Istog, e dorëzon në Polici

11/17/2025 14:30
nga:Genita C

Në Istog, një qytetar ka treguar shembull të lartë përgjegjësie duke dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në qytet.

Sheremet Osmanaj kishte hasur në kuletën e humbur, në të cilën gjendeshin 3,194 euro e 30 cent.

Policia njofton se pas dorëzimit, ka arritur të identifikojë pronarin e kuletës, i cili është ftuar në Stacionin Policor të Istogut dhe ka marrë mbrapa si kuletën ashtu edhe të hollat.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.