Lajme

Qytetari dorëzon në polici 10 mijë euro, në kohën kur pronari po ankohej se i kanë humbur

04/08/2024 11:42
nga:G C

Një qytetar në Rahovec ka gjetur një shumë parash në vlerë prej 10 mijë euro, të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit për derisa në stacionin policor ishte duke u ankuar një qytetar për humbjen e parave, aty ka shkuar personi i cili i ka gjetur paratë.

Policia ka bërë të ditur se paratë i janë kthyer pronarit.

“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit. Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.