Lajme

Qytetari dorëzon kuletën që e gjeti në rrugë, në të kishte mbi 300 euro e kartela bankare

07/22/2024 12:30
nga:G B

Një qytetar është lajmëruar në stacionin policor në Pejë gjatë ditës së djeshme.

I njëjti ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazëria Tabaku” në Pejë.

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë e pesë cent (335,25 )Euro

Njëzet (20) dollar amerikan

Kartela bankare

Dokumente personale.

Të gjitha gjërat raportohet të i jenë kthyer qytetares, transmeton lajmi.net.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetarë.