Lajme

Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë larg rrugës “Bourbon” në New Orleans, FBI gjen pajisje shpërthyese të improvizuara

01/01/2025 15:10
nga:G B

Qytetarëve dhe vizitorëve në New Orleans të SHBA-së u është kërkuar të qëndrojnë larg rrugës më të famshme të qytetit, tani një skenë e frikshme krimi, ku si pasojë e futjes së një automjeti në turmë, vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 30 të tjerë.

“Unë po i kërkoj publikut të qëndrojë larg tetë blloqeve rreth rrugës “Bourbon”, tha kryebashkiaku LaToya Cantrell në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes, raporton CNN.

Ndërsa hetimi vazhdon në skenën vdekjeprurëse ku automjeti kaloi përmes këmbësorëve në zemër të lagjes franceze në New Orleans, agjentët federalë të zbatimit të ligjit po kontrollojnë gjithashtu për eksplozivë të mundshëm të improvizuar në vendngjarje.

“U gjetën pajisje shpërthyese të improvizuara”, tha Alethea Duncan, ndihmës agjentja speciale përgjegjëse për zyrën e FBI në New Orleans.

Duncan nuk pranoi t’u përgjigjej gazetarëve që kërkonin më shumë detaje se sa pajisje të dyshuara po i ekzaminojnë.