Lajme

Qytetarët që udhëtojnë përmes Aeroportit ‘Adem Jashari’, duhet patjetër t’i plotësojnë formularët nga shtetet përkatëse

01/23/2022 16:36
nga:Q R

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, ka njoftuar se të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë formularët e kërkuara nga shtetet ku udhëtojnë.

Sipas ANP-së, udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.

Këta formularë, mund t’i gjeni në ueb faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë.

Po ashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit.

Për hyrje në Kosovë ju lusim që t’i referoheni vendimit të fundit të Qeverisë:

https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/01/Vendimet-e-mbledhjes-se-55-1.pdf?fbclid=IwAR05lhgs4kh-yG2cNCGEUr5uCKEkE4yRCF_tGDbgqX6dxPgdAozu9Ht1Stk

Mëposhtë gjeni linqet për shkarkim të formularëve: