Lajme

“Nuk e durojmë më hajninë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

02/06/2026 13:04
nga:Sh R

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para objektit të KEDS në Prishtinë për të kundërshtuar mundësinë e një tjetër rritjeje të çmimit të energjisë elektrike.

Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe që refuzojnë politikën e rritjes së tarifave dhe adresohen drejtpërdrejt ndaj ministres në detyrë të eEonomisë, Artane Rizvanolli.

Në pankarta lexohen shkrime si: “Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”, “ZRRE argatë të KEDS-it” dhe “Rryma rritet, populli djeget”.