Paralajmërimet për shtrenjtimin e rrymës nxitën partitë opozitare të mbledhin 40 nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo temë është planifikuar të debatohet në parlament të hënën.
Por, qytetarët nuk janë shumë optimist që mund të ndalin tarifat e reja të rrymës.
“Deputet mund të kenë edhe agjendë politike, partiake. Por, problemi është mbi partiak, rendon mbi qytetarët e thjeshtë”, tha Nuri Behxheti.
Dikush tjetër, ndonëse nuk pret shumë nga deputet, megjithatë ka një shpresë të vogël.
Ndërsa, një qytetare tha se nuk pret kundërshtim të tarifave të reja vetëm nga opozita.
Për rritjen e çmimit të rrymës janë paralajmëruar edhe protesta.


