Njohësi i çështjeve politike, Arbër Vllahiu, po vlerëson se mbeten akoma shqetësuese deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili para zgjedhjeve, u tha qytetarëve se kanë vetëm dy alternativa përballë tyre.
”Për shkak të anatemimit për të kaluarën, këtu s’kemi me pa diçka të madhe, sepse një pjesë e madhe e këtyre partive politike bash siç po thotë Shkëlzen Gashi, janë parë si kriminele. Unë prapë po kthehem tek ajo që ka thënë kryeministri në mesazhin e tij para zgjedhjeve, ajo është shqetësimi më i madh i imi”.
”Sepse ai thotë se janë dy alternativa në Kosovë. Ne jemi në udhëkryq. Alternativa e parë është Vetëvendosje dhe kandidatët e saj që mund t’i çojnë përpara projektet dhe alternativa e dytë, është ata që kanë përfituar miliona euro duke vjedhë dhe që sot i ka në fushatë”.
Rubikon me Adriatik Kelmendi: A nuk iu përgjigj qytetari [Albin Kurtit] duke i thënë ”mirë s’po pajtohemi me ty” se në asnjë komunë nuk ia dhanë 50%?
”Ashtu është por unë kam një shqetësim në këtë mes”.
Lidhur me këtë, Vllahiu në Rubikon u shpreh se ndaj deklaratave të tilla, do duhej të vepronte prokuroria e shtetit, përcjell Klankosova.tv.
”Kur kryeministri i Kosovës që i ka të gjitha dokumentet në duar sot, i ka të gjitha informacionet, kur kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] i anatemon në atë mënyrë gjithë të tjerët, mendoj se këtu ka punë prokuroria. Në këtë mes duhet me pa se çka janë këta të tjerët që paskan garu dhe të cilët qenkan të lidhur me krimin dhe në bazë të krimit paskan arrit me ardhë në fushatë. Unë kam këtë problem që neve duhet ta shohim deri në fund. Në fushatë neve kemi gjëra që janë edhe reale, jo veç që duhet përfituar në bazë të fjalëve tua”.
Më poshtë gjeni deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, dhënë pak ditë para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
”Çdo njëri nga ne do të zgjedhë mes dy alternative, atyre që duan punë me nderë dhe thjeshtësi, dhe atyre që duan të fitojnë me reklama në media e sondazha të ujndisura. Në të gjitha komunat udhëkryqi është i tillë. Nga njëra anë kandidatët e Vetëvendosjes me zgjidhje optimale për problemet reale, e nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot me shpresën që nesër të zhvasin.