Lajme

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

01/05/2022 17:08
nga:Y I

Ambasada Amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë vende interesante, ku ambasadori i ri, Jeffrey Hovenier, mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Kemi nevojë për ndihëm tuaj për të siguruar që ditët/javët/muajt e tij të parë të jenë të paharrueshëm. Çfarë rekomandoni që ai të vizitojë? Cilën kuzhinë lokale duhet ta provojë? Çfarë aktivitetesh kulturore duhet t’i shijojë? Çfarë është kaq kosovare që ai thjesht nuk mund ta humbas?” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik nga presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa ai është pasues i ish-ambasadorit të deritanishëm, Philip Kosnett.