Lajme

Qytetarët e Kosovës udhëzohen t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë nesër për shkak të protestave

05/24/2024 17:15
nga:Sh R

Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se nesër më datë 25 maj, janë paralajmëruar protesta me ç’rast edhe mund të shkaktohen vështirësi në qarkullim.

Lidhur me këtë, në njoftim është thënë se qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes pikë-kalimeve kufitare me Serbinë udhëzohen që gjatë së shtunës t’i shmangin ato.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Ky njoftim vlen deri në një komunikatë tjetër.