Qytetarët e Kosovës kanë komentuar rreth kryetarëve të komunave në Veri të Mitrovicës, se a duhet të japin dorëheqje, raporton Gazeta Blic.
Njëri nga qytetarët në një përgjigje për GazetaBlic u shpreh se kryetarët verior, nuk duhet të japin dorëheqje sepse, teksa shtoi se zgjedhjet janë në mënyrë të rregullt.
“Normal nuk është dasht, sepse zgjedhjet janë bërë në mënyrë të rregullt. Mirëpo pasi Bashkësia Ndërkombëtare dhe ish-qeveritarët, përpara kanë bërë disa marrëveshje që kanë qenë marrëveshje tepër të këqija për Kosovën, atëherë po duhet kapak me ua luajt lojën edhe Vuçiçit“, tha qytetari.
Sipas opinionit të tij kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës duhet të qëndrojnë, duhet të jenë krenar dhe duhet ta udhëheqin si duhet.
“Po pse me i largu ata, nuk ka nevojë, ne për këtë arsye i kemi vendos aty, ata duhet me qëndru aty deri në fitore, duhet me qëndru dhe duhet me qenë krenar ku duhet ta udhëheqin si duhet. Me ngritë popullinë e vetë, e për ata anej le të bëjnë çfarë të dojnë, knej s’bon me hi ata, se e din çka kanë bërë krime në Kosovë. Munden me “leh” a për me hi ma e kanë vështirë për sa të jetë UÇK-ja, për sa të jetë legjislativi, u shpreh ai nga qytetarët.
Ndërsa një qytetarë tjetër u shpreh ato zgjedhje janë legalizuar, mirëpo arsyeja pse duhet të japin dorëheqje është se nuk po vendosim ne, dhe duhet të tërhiqen për ta qetësuar punën.
“Me të drejtë me shiku nuk duhet të japin dorëheqje, se ajo zgjedhje është e legalizuar, mirëpo është puna që duhet me u tërheqë se na s’po vendosim, të huajt po vendosin çka me bë tash. Kjo do të thotë se duhet me u tërhek me qetësu punën, pasi ndërkombëtarët po thonë që duhet me u tërhek, s’kemi çka të bëjmë, kurgjo s’kemi në dorë“, tha qytetari.
“Unë mendoj që jo, sepse ka një rregullore e cila thotë duhet të mblidhen një numër i nënshkrimeve, duhet të kërkohet ajo dorëheqja e tyre apo lëshimi i pozitave të tyre. Pse duhet të japin dorëheqje kur janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ka forma tjera për ndrrimin e tyre, le t’i zbatojnë ato tjerat forma”, u shpreh qytetari.
“Jo, deri të bëhen zgjedhje të reja, këta me qenë kryetarë komune, kush të vjenë ata le ta marrin përsëri, vetëm të punojnë e jo vetëm me ndejt ose si këta të tjerët që kanë qenë përapara s’po di se ne jemi nga Prishtina, atje në Mitrovicë të veriut, nuk e di vetëm sa për mendimin tim kjo është”, tha qytetari për Gazeta Blic.


