Lajme

Qytetarët ankohen për mungesë të rrymës, KEDS thotë se të gjithë janë rikyçur

12/31/2023 20:09
nga:G B

Qytetarët janë ankuar në orët e mbrëmjes se janë duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike.

Në mesin e komunave është përmendur është Hasi i Prizrenit, në Bresje të Fushë Kosovës dhe në Shtime.

Klankosova.tv ka marrë një deklarim nga zyrtari për informim i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, i cili bëri me dije se tani të gjitha vendet në Kosovë kanë rrymë.

“Tash të gjitha qytetet kanë energji elektrike, janë rikyçur të gjitha. Arsyet që nuk kanë pasë rrymë është për shkak të mbingarkesës”, ka thënë Krasniqi.

Ai shtoi se mbi 400 punëtorë janë në terren për t’u siguruar të gjithë qytetarëve rrymë në këto orë të fundit të këtij viti.