Lajme

Qytetarë të shumtë vizitojnë shtëpizën “Autizmi Flet”, solidarizohen me kauzën e tyre!

01/02/2024 08:05
nga:Y I

Festat e fundvitit kanë ‘pushtuar’ kryeqytetin dhe atmosfera ndjehet kudo.

Sheshi “Xhorxh Bush” është mbushur me shtëpiza të shumta dhe qytetarët nga të gjitha vendet e Kosovës po vijnë të kalojnë kohë të këndshme në Prishtinë me familjarë dhe miq.

Por ajo që po bie më shumë në sy dhe që ka një vend të veçantë në “Tregun e Fundvitit” është shtëpiza me numër 32 “Autizmi Flet”

Kjo shtëpizë, përveç nga të rriturit po vizitohet shumë nga mysafirët e vegjël të cilët po solidarizohen me bashkëmoshatarët e tyre me Autizëm

Arjeta, ka ardhur sot enkas në “Tregun e Fundvitit” për të vizituar shtëpizën me numër 32 së bashku me dy fëmijët e saj.

Ata blenë kartolina të punuara nga fëmiët dhe të rriturit me “Autizëm”, për t’i ndihmuar sado pak në kauzën e tyre.

Një vullnetare nga shoqata “Autuzmi Flet” tha për “Gazeta Blic” se këtë vit ka patur një interesim të lartë të qytetarëve për të vizituar shtëpizën me numër 32.

Ajo tha se të gjitha fitimet që mblidhen nga kjo shtëpizë shkojnë për fëmijët me autizëm.

Ndërsa një qytetar tjetër shprehet se do ta vizitojë shumë shpejt shtëpizën me numër 32.

Shtëpiza “Autizmi Flet” këtë vit është vendosur për herë të dytë në ‘Tregun e Fundvitit’ dhe ka një sensibilizim të lartë të njerëzve për t’a vizituar.

VIDEO “Gazeta Blic”