Lajme

Qytetarë të shumtë mblidhen afër Merdares, policia bën thirrje që të përdoren pikëkalime të tjera kufitare

12/28/2022 00:48
nga:Gazeta Blic

Qytetarë të shumtë janë mbledhur afër pikëkalimit kufitar në Merdare, pas barrikadës së vendosur në anën e Serbisë, rreth 2 kilometra rreth kufirit.

Policia e Kosovës është duke i udhëzuar ata që t’i njoftojnë familjarët e tyre në mënyrë që të njëjtit të përdorin pikëkalime kufitare të tjera si Dheu i Bardhë ose nga Maqedonia e Veriut.

Një njoftim të tillë e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, ku tha se grupe kriminale e kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare.