Lajme

“Qysh e kanë pru punën Qeveria, më 7 prill vendosin 129 delegatë”, Blerim Syla paralajmëron protesta e greva në Shëndetësi

04/05/2022 13:38
nga:N M

Punonjësit shëndetësorë të të gjitha fushave tash e sa kohë po kërkojnë të kenë rritje të pagave, qoftë përmes ligjit të ri të pagave, qoftë përmes ndonjë mënyre tjetër (ligjit të pagave), por që deri në këto momente një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton Gazeta Blic.

Tash e sa kohë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në krye me Blerim Sylen kanë pritur nga Qeveria e Kosovës që kërkesat e tyre të plotësohen, por që as ligji i ri i pagave (kurdo që të aplikohet si ligj) nuk i ka bindur personelin shëndetësore që të marrin veprime sindikale brenda pak ditësh.

Blerim Syla në një bisedë për Gazeta Blic ka thënë se si Federatë, me 7 prill do ta kenë Kongresi ne rregullt e ku aty do të dalin vendime që nuk do t`i pëlqejnë aspak ekzekutivit.

“ Me 7 prill e kemi Kongresi aty janë 129 delegatë dhe qysh e kanë pru punën ata sigurisht që do të nxjerrën vendime për protesta dhe greva në sistemin shëndetësore” ka thënë Syla.

Ai tash e sa kohë ka bojkotuar takime te mëhershme me dikastere të caktuara të qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti për shkak se ky i fundit kishte deklaruar disa herë se Rrahman Jasharaj dhe Blerim Syla duhet të largohen nga drejtimi i këtyre sindikatave.

Syla bashkë me disa pjesëtar të Federatës së Shëndetësisë së Kosovës kanë protestuar herë para ministrisë shëndetësisë e herë para objektit të Qeverisë por që kjo mënyre të të bërit presion sindikal nuk iu ka ‘dhezur’ për kërkesat që kanë.

Gazeta Blic më herët ka raportuar se edhe sindikata e Bashkuar e Arsimit me 8 prill do të nis një protestë e më pas në rast se nuk ka një reflektim nga ana e Qeverisë me 20 prill do të fillojnë me greva të përgjithshme në arsim.

Sindikatat dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike si dhe ajo e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë janë takuar disa herë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre por që as ligji i ri i premtuar i pagave nga ana e Qeverisë se do të sillet në fund të marsit në Kuvend, nuk i ka bindur drejtues e sindikatave që të marrin veprime radikale siç janë protestat e grevat e përgjithshme.

Mandati i ri, “ultimatumi” i ri i SBASHK-ut për Qeverinë: Jasharaj zbulon skenarin për bllokimin e arsimit, fillojmë me një orë, dy orë dhe grevë e përgjithshme