Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka uruar Ditën e Veteranit.
“Gëzuar kjo ditë të gjithë veteranëve e bashkëluftëtarëve që me besa-besë i rrokëm pushkët për lirinë e vendit tonë të shenjtë, Kosovën!”, ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së në Facebook.
Ndër të tjera, ai tha se kontributi e sakrifica e secilit veteran, qoftë shembull për brezat e ardhshëm e u kujtoftë me krenari trimëria e dashuria e tyre e madhe për atdheun.
“Kontributi e sakrifica e secilit veteran, qoftë shembull për brezat e ardhshëm e u kujtoftë me krenari trimëria e dashuria e tyre e madhe për atdheun! Gëzuar e faleminderit për kontributin tuaj!”.