Lajme

Quni: Qeveria ta marrë parasysh kërkesën e SHBA-ve, Kosova të mos jetë shkaktare e eskalimit të situatës

11/12/2022 21:35
nga:G B

Anton Quni, deputet i LDK-së, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën, por që Qeveria duhet të jetë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

“Në përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën, ne jemi unik. Por, si LDK, jemi që çdo vendim nga Qeveria duhet të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë. Ne si LDK insistojmë që të merren parasysh kërkesat e Amerikës për targat, siç kanë kërkuar që vendimi të prolongohet, nuk ka asnjë arsye që kërkesa të tilla të mos marrin vëmendje të veçantë”, ka thënë ai.

Ish ministri i Mbrojtjes, thotë se Qeveria duhet ta marrë në konsideratë kërkesën e SHBA-ve për targat dhe se nuk duhet qenë shkaktar i eskalimit të situatës.