Zgjedhjet Lokale

Quni në fshatin Grazhdanik: Do ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme

10/02/2021 16:01
nga:Y I

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar fshatin Grazhdanik.

Me këtë rast, ai tha se banorët u ankuan që qeveria lokale i ka lënë në mjerim të thellë.

“Rrjedhja e ujërave të zeza nga kanalet e hapura kalon përmes tërë fshatit, bashkuar edhe me ujërat e zeza që vijnë nga fshati Kobaj e lagjja “Jeta e Re”, duke ua bërë kështu banorëve jetën të padurueshme nga kundërmimi i rënd”, theksoi Quni.

Në vijim ai shpalosi programin e tij qeverisës për Grazhdanikun dhe komunën e Prizrenit.

Ndërsa, në fund të vizitës, ai tha se, së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që nuk punuan asgjë dhe do ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.