Showtime

“Qumili” komenton largimin e këngëtares nga BBV: ‘’Gjeta gruan duke qarë për Fifin’’

11/26/2021 17:52
nga:Genita C

Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi ka reaguar ndaj situatave të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother” ku në qendër të vëmendjes ishte Fifi.

Aktori ka përkrahur këngëtaren përmes rrjeteve sociale, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, i ftuar në një intervistë ai komentoi edhe vendimin që mori Fifi për t’u larguar nga shtëpia.

“Unë jam duke punuar një komedi, e cila do të shfaqet në fillimi të dhjetorit, dhe kur erdha në shtëpi ia pash sytë gruas kuq duke qarë, ajo nuk qanë kurrë, kur e pyeta çfarë ka tha ka dalë Fifi nga Big Brother VIP, edhe mua mu mbushën sytë me lot”, tha humoristi në Atv./GazetaBlic/