Qumështorja ‘Vita’ përmes një komunikate për media i ka bërë thirrjet ministrit Armend Muja dhe AUV që të publikojnë rezultatet e analizave të marra me datën 2 korrik.
Në reagimin e tyre theksohet se në takimin e realizuar me Ministrin Muja dhe AUV u ishte premtuar se do të publikoheshin rezultatet e analizave jo më larg se data 13 korrik, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Siç jeni vënë në dijeni më datë 06.07.2026 nga Qumështorja Vita, kemi njoftuar opinionin publik dhe fermerët, se do të rifillojmë menjëherë me grumbullimin e qumështit nga fermerët, pasi që gjatë takimit të mbajtur më datë 06.07.2026, Ministri Muja dhe përfaqësuesit e AUV, na patën premtuar se do të publikojnë rezultatet e analizave të mostrave, jo më larg se data 13.07.2026. Sot jemi me datë 16.07.2026 dhe pavarësisht shumë emailave dhe kërkesave zyrtare të drejtuara Ministrisë dhe AUV, rezultatet e analizave të mostrave po mbahen në AUV dhe nuk po publikohen nga Ministria apo AUV” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.
Në komunikatën e Qumështores ‘Vita’ thuhet se nuk është e qartë arsyea se pse AUV nuk është në gjendje t’i përcjellë analizat.
“Ne i dimë rezultatet, sepse e dimë se çka përpunojmë dhe punën si e bëjmë. Rezultatet nuk mund të jenë ndryshe, përveçse 100% qumësht. Por, kërkojmë që me urgjencë dhe menjëherë të na dërgohen rezultatet e analizave të mostrave të datës 02.07.2026, në mënyrë që edhe ata që kishin dyshime, të binden se Qumështi Vita është 100% qumësht” thuhet në komunikatën e Qumështores ‘Vita’.
Komunikata e plotë:


