Lajme

QS-ja thirrje studentëve: Hiqni dorë nga tendenca për manipulimet për shitje dhe blerje të vendeve

10/28/2024 14:12
nga:G B

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP) u ka bërë thirrje studentëve që kanë siguruar vend në konvikte dhe mensë, që të heqin dorë nga tendenca dhe qëllimi për manipulimet eventuale për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte dhe kartelë të mensës

Në njoftim thuhet se Qendra e Studentëve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie.

“Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë siguruar vend në konvikte dhe mensën e studentëve, që të heqin dorë nga tendenca, qëllimi për manipulimet eventuale për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte dhe kartela të mensës”.

“Qendra e Studentëve ka ndërmarr veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie. Ka angazhuar zyrtar të cilët janë duke e gjurmuar tendencën, por figurojnë profile të rrejshme”.

“Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve të shfaqura në rrjetet sociale. Ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullorës së Qendrës së Studentëve dhe nuk do të lejohen të ndodhin këto veprime”, thuhet në njoftim.