Kryetari i komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri tani komisioni nuk ka pranuar draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ligjin e ri që lidhet me Gjykatën Speciale.
Ai tha se bëhet fjalë për një iniciativë të re ligjore, e cila duhet t’u nënshtrohet të gjitha procedurave të parapara me Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit.
“Partia Demokratike nuk e ka dorëzuar draftin, do të them, preliminar, në mënyrë që t’i kalojë procedurat, sepse është një iniciativë e re ligjore. Duhet ta dini që kjo është një iniciativë e re ligjore dhe duhet t’u nënshtrohet të gjitha rregullave të Kushtetutës dhe të rregullores së kuvendit”, deklaroi Qorrolli.
Sipas tij, pas dorëzimit të draftit duhet të merret edhe mendimi i qeverisë, ndërsa më pas ai procedohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.
“Në këtë kuptim, duhet të merret mendimi i Qeverisë, pastaj kalon në Komisionin për Legjislacion”, u shpreh ai.
Ai ka komentuar edhe afatin e nesërm për apelimin e vendimit të Hagës.


