Lajme

Qorolli: Vendimi për heqjen e masës për mallrat serbe i vonshëm

10/08/2024 22:16
nga:G B

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorolli, ka deklaruar se vendimi për heqjen e masës për mallrat serbe është i vonshëm.

Qorolli tha se vendimi për ndalesën nuk ishte dashur të ndodhte, por qytetarët duhet ta dinë që mallrat serbe edhe nëse qarkullojnë në treg janë “kanceroze dhe të dëmshme për shëndetin”.

“Qeveria e ka pritur momentin maksimal të negociojë këtë marrëveshje me eliminimin e marrëveshjes ndaj Serbisë që ta bëjë rifreskimin e kësaj marrëveshje me CEFTA-n. Ky është objektivi, që Kosova tashmë të njihet vetëm si shtet i vetëm dhe ta rinegociojë që UNMIK-u më të mos ekzistojë. Tash mbetet të shihet se a do të eksitojë edhe fusnota apo çka tutje. Kam besimin në institucionet e vendit që janë duke e bërë më të mirën për bizneset në Kosovë. A ka qenë vendim i duhur? I vonshëm. Kjo nuk ish dashur të bëhet si ndalesë… Marrëveshja e CEFTA-s nuk është e një partie, s’është marrëveshje e një institucioni të vogël. Marrëveshjet ndërkombëtare kanë benefitet e tyre dhe ndalesat e dënimet siç ne i kemi”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sot, në pikën kufitare Merdare, vendimi i Qeverisë së Kosovës filloi të zbatohej, kur një kamion me mallra nga Serbia, i shoqëruar nga policia, u dërgua në terminalin doganor për një kontroll të detajuar.