Lajme

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese”, kryeministri Kurti uron Fitër Bajramin

05/13/2021 08:29
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se në këtë ditë si kjo, t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe mesazhi i plotë i Kurtit.

Me fat Fitër Bajrami!
Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.
Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.
Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.
Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!

LEXO EDHE:

“Virusi është ende në mesin tonë”, kryemyftiu Tërnava bën thirrje për kujdes ndaj njëri – tjetrit

/GazetaBlic/