Sporti

Qlirim Avdulli i mbetet besnik Ferizajt, vazhdon kontratën me klubin edhe për një vit

06/15/2023 16:28
nga:L J

Qlirim Avdulli nuk do të largohet nga skuadra e Ferizajt.

Mbrojtësi i majtë i Ferizajt, Qlirim Avdulli ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës, pavarësisht se klubi i tyre ka rënë nga Superliga dhe vitin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Avdulli ka rinovuar kontratën me Ferizajn edhe për një vit.

Kujtojmë se Ferizaj ka vazhduar edhe me disa lojtarë tjerë dhe dëshiron që të mbajë bazën e ekipit, që të synojë menjëherë rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport