Analistja Zana Avdiu ka thënë se dy javë më parë nga QKUK janë larguar 3 specialistë nga klinika e ORL-së, ndërsa sot janë larguar 6 pediatër nga Pediatria, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se QKUK po mbetet pa specialistë e qytetarët më mundësi që të shkojnë në klinika private, ku çmimet janë tejet të larta.
Ndërsa që pagat nuk janë rritur.
Postimi i saj i plotë:
Para dy javeve nga QKUK u larguan 3 specialiste nga klinika e ORL-se. E sot kokan largu 6 pediater nga Pediatria.
Nga keq, ne shume me keq. QKUK, po mbetet pa mjeket specialiste. E qytetari i Kosoves, nuk ka me pas mundesi tjeter, vec te shkoje ne klinikat private.
A e dini sa eshte rrite cmimi i kontrollave? 30-50 euro, vetem per vizite specialistike. Po, analizat e testet tjera, nuk e mbylle hic nen 200 euro. Pra, per kontrollat e testet bazike..
Po rrogat a jane rrite? Jo!
Qysh me u kujdes per shendetin, e per sherimin?


