Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë nga QKUK në kuadër të “Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.
Këtë e ka konfirmuar vetë Spitali i Pejës përmes një komunikate zyrtare në faqen e rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë për Spitalin e Pejës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pas klinikave të QKUK-së, po shpërndan pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.
Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë dhe 1 analizator të gazrave në gjak, në përputhje me kërkesën dhe nevojat e tij.
Pajisjet mjekësore janë të dorës së fundit dhe pritet të ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për pacientët.
LEXO EDHE:
Vendos Qeveria, 60 milionë € kredi për blerjen e vaksinës dhe pajisjeve të tjera anti-Covid
/GazetaBlic/