Lajme

QKUK mbetet pa rrymë pas incidentit me zjarr, OMK thotë se nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

09/29/2023 10:44
nga:N M

Qendra Klinike Universitare ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një lokal në orët e hershme të mëngjesit.

Oda e Mjekëve të Kosovës, njofton se si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike nuk do të mund të ofrojnë shërbime administrative që lidhen me pajisjet elektronike.

“Ju njoftojmë se për shkak të incidentit që ka ndodhur sot në QKUK, kemi mungesë të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të ju ofrojmë shërbime administrative që ndërlidhen me pajisjet elektronike, deri në rregullimin e këtij problemi”, thuhet në njoftim.

Hyseni pas deklaratës së Osmanit: Bashkëpunimi me SHBA-të është jetik, uroj që institucionet ta kenë kuptuar!