Një person është plagosur sot në Pejë dhe, për shkak të lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas QKUK-së, i plagosuri është pranuar në Qendrën Emergjente, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aktualisht, mjekët po vlerësojnë nëse i plagosuri do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, kanë bërë të ditur nga QKUK-ja për Klankosova.tv.
Informacione të tjera rreth gjendjes shëndetësore të tij pritet të bëhen të ditura më vonë.


