Lajme

QKMK: Nesër mos ua mësyni pikëkalimeve kufitare me Serbinë, ka protesta

05/24/2024 13:17
nga:N K

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, në pikëkalimet kufitare me Serbinë, nga territori serb, do të mbahen protesta.

Në njoftimin e saj, QKMK kërkon nga qytetarët që të mos përdorin këto pikëkalime, por të përdorin hyrje-dalje tjera.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, ka thënë QKMK.

QKMK tha se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

Për çdo informatë shtesë kontaktoni e telefonit në QKMK: 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095