Sporti

Qipro nuk ka fituar në shtëpi në një ndeshje zyrtare qe 2 vjet

09/09/2024 08:45
nga:Lorik J

Kombëtarja e Qipros sonte e mirëpret Kosovën në shtëpi në AEK Arena në Larnaca.

Qipro dhe Kosova ballafaqohen me fillim nga ora 18:00, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Realisht, Qipro nuk është në një nivel me Kosovën dhe shihet qartazi edhe nga rezultatet.

Kjo kombëtare nuk ka fituar në shtëpi në një ndeshje zyrtare për 2 vite.

Fitorja e fundit e tyre në shtëpi ishte ndaj Greqisë në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport