Sporti

Qipro dhe Irlanda e Veriut luajnë baras

06/05/2022 20:12
nga:Lorik J

Ndeshja mes Qipros dhe Irlandës së Veriut ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Qipro dhe Irlanda e Veriut janë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Greqinë, që do të ballafaqohen pas pak në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Si për Qipron, ashtu edhe për Irlandën e Veriut, kjo pikë ishte e para, pasi të dy kombëtaret kishin pësuar disfata në takimet e para.

Kosova kishte mposhtur Qipron 0-2, kurse Irlanda e Veriut ishte mposhtur nga Greqia 0-1.

/GazetaBlic Sport.