Gjatë një vizite në Kiev këtë muaj, kryeministri britanik Boris Johnson ofroi të nisë një operacion të madh me potencialin për të trajnuar deri në 10,000 ushtarë ukrainas çdo 120 ditë.
Qindra ushtarë ukrainas kanë përfunduar trajnimin ushtarak në Britani, duke përfshirë atë për sistemet e lëshimit të raketave me shumë fuçi (MLRS) që qeveria britanike po i dërgon Kievit si një formë ndihme në luftën kundër artilerisë ruse, raporton Reuters.
Gazetarët u ftuan të regjistronin detajet e stërvitjes, ku ushtarët ukrainas mund të shiheshin duke ngarkuar dhe gjuajtur topa të lehta 105 mm gjatë stërvitjeve në Salisbury, Anglia jugore, si pjesë e një programi për më shumë se 450 anëtarë të forcave të armatosura ukrainase


